DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Presidenti Rugova punoi për Kosovën deri në frymën e fundit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 18-të të vdekjes së atit themeltar të shetit të Kosovës, Presidentit, dr.Ibrahim Rugova, ka vizituar familjen e tij, ka bërë homazhe te varri dhe më pas ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, e cila u mbajt nën patronatin e Presidentes.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Sot në vizitë te familja Rugova, në homazhe te varri ku prehet prijësi ynë e me akademi përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, nderuam arkitektin e pavarësisë dhe atin themeltar të Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova.

Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.