DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti një delegacion amerikan të udhëhequr nga Dr. Karen Donfried

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka mirëpritur sot një delegacion amerikan të udhëhequr nga Dr. Karen Donfried, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Presidentja Osmani ka thënë se me Dr. Donfried dhe delegacionin amerikan diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, përfshirë bashkërendimin e vendimeve tona me aleatët tanë strategjik.

Në vijim gjeni të plotë postimine Presidentes:

Kënaqësi ta mirëpres delegacionin amerikan të udhëhequr nga Dr. Karen Donfried, Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Me Dr. Donfried dhe delegacionin amerikan diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, përfshirë bashkërendimin e vendimeve tona me aleatët tanë strategjik. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.