Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim udhëheqësen e zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Dr. Visare Mujko-Nimani, të cilën e ka përgëzuar për punën që kjo organizatë po bën në Kosovë që nga viti 1999, promovimin e të drejtave riprodhuese dhe përpilimin e analizave demografike.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit me UNFPA për edicionin e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, sikurse edhe për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, më 11 tetor.