presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka kujtuar martirët e Bukoshit, në 24-vjetorin e vrasjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka kujtuar martirët e Bukoshit, në 24-vjetorin e vrasjes.

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

24 vjet më parë, forcat serbe mblodhën në oborrin e shkollës në Bukosh 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë, të cilët i vranë mizorisht. Vrasja e tyre ishte pjesë e strategjisë së njohur serbe për dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, krijimin e kolonave, ndarjen e grupeve të qytetarëve dhe më pas vrasjen dhe zhdukjen me forcë të tyre.

Pasi i ndanë nga kolona, forcat serbe i vranë mizorisht ata, vetëm pse ishin shqiptarë dhe se kërkonin të jetonin të lirë në vendin e tyre.

Shteti i Serbisë mban përgjegjësi për vrasjen e 25 qytetarëve të Bukoshit, por edhe për mijëra qytetarëve të tjerë të Kosovës. Serbia duhet ta pranojë përgjegjësinë, në mënyrë që kriminelët e luftës, të cilët vranë mijëra qytetarë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës, të dalin para drejtësisë.

I përjetshëm kujtimi për martirët e Bukoshit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.