DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim tenorin Ramë Lahaj dhe yjet ndërkombëtar të Festivalit Ndërkombëtar të Operës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim tenorin e mirënjohur ndërkombëtar, Ramë Lahaj, së bashku me të ftuarit special të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, në kuadër të edicionit të 5-të të këtij festivali prestigjioz që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit kulturor evropian.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe: Ramón Vargas, një nga tenorët më të mëdhenj të operës botërore, Anita Rachvelishvili, mezzosopranoja gjeorgjiane me famë ndërkombëtare si dhe koordinatorin artistik të festivalit Besmir Vokopola.

Presidentja Osmani vlerësoi lart angazhimin e Ramë Lahajt në promovimin e artit dhe të kulturës së Kosovës në skenat botërore, si dhe përkushtimin e tij për t’i sjellë artistët më të mëdhenj të operës ndërkombëtare në Prishtinë, duke ngritur nivelin e skenës kulturore në vendin tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.