...

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të Rrjetit gjermano-shqiptar DANPE për angazhim politik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Rrjetit gjermano-shqiptar DANPE për angazhim politik.

Në këtë takim u diskutua për rolin e pazëvendësueshëm që mërgata shqiptare në Gjermani po luan në forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në institucionet gjermane, si dhe në avancimin e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike dhe publike në shtetin mik gjerman.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për përkushtimin e anëtarëve të Rrjetit DANPE, për fuqizimin e zërit të mërgatës shqiptare në Gjermani dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve nga Kosova në jetën politike.

“Angazhimi juaj qytetar, profesional dhe politik në Gjermani është shembull frymëzues për brezat e rinj dhe kontribuon drejtpërdrejt në afirmimin e vlerave demokratike që ndajmë së bashku me shtetin gjerman,” u shpreh Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.