presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim shefin e Misionit të Luksemburgut, z. Eric Dietz

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ambasadorin Eric Dietz, të cilin e uroi për mandatin e tij.

Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadorin Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, sidomos në fushën e shëndetësisë, dhe shprehu gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi edhe nëpër fusha tjera.

Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euroatlantik të vendit tonë, nevojën për të vendosur përfundimisht për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.