presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkurën me punë të Misionit të SHBA-ve në Kosovë, znj. Alyson Grunder

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në Kosovë, znj. Alyson Grunder, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.

Të dy bashkëbisedueset kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve në mes të dy shteteve.

Presidentja Osmani e ka njoftuar znj. Grunder për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e Sekretarit Blinken.

Gjithashtu, Presidentja Osmani dhe znj. Grunder diskutuan edhe për mbajtjen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në Prishtinë, më 21-23 tetor 2022, dhe është një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.