Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.