DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi të rinj nga mërgata pjesëmarrës në Programin për Diplomaci Qytetare në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me të rinjtë nga mërgata të cilët janë pjesë e Programit për Diplomaci Qytetare.

Presidentja u uroi mirëseardhje në Kosovë, duke i përgëzuar për përkushtimin e tyre për të përforcuar lidhjen e tyre me vendlindje, si dhe për angazhimin e vlefshëm përgjatë muajve në vijim në institucionet vendore.

Tutje, Presidentja potencoi se përtej diplomacisë përfitimet e angazhimit të tyre janë shumëdimensionale, veçanërisht në sjelljen e ideve dhe perspektivave të reja. Presidentja përmendi angazhimin e grupeve të mëparshme të këtij Programi edhe me Zyrën e Presidentes, përfshirë Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe iniciativën për mbjelljen e drunjve.

Presidentja foli edhe për rëndësinë dhe kontributin jetik të mërgatës sonë në forcimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.