DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani rithekson urgjencën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e angazhimit dhe mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ka pritur në takim Shyrete Tahirin Sulimanin, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja shprehu përkrahjen e saj të parezervë për të mbijetuarat e dhunës seksuale, duke theksuar rëndësinë e vënies së autorëve të këtyre krimeve të tmerrshme para drejtësisë.

Më tej, ajo përsëriti thirrjen për një bashkëpunim të gjerë vendor dhe ndërkombëtar për garantimin e drejtësisë dhe përkrahjen ndaj viktimave.

Presidentja Osmani përsëriti thirrjen për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë e më gjerë. Ajo potencoi se nevojitet solidarizim dhe mbështetje e sinqertë përkrah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe falënderoi znj.Sylejmani për angazhimin e saj intensiv për këtë kauzë, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.