presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren Chryssoula Aliferi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu sot priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës, ambasadoren Chryssoula Aliferi.

Në takim me ambasadoren Aliferi, Presidentja Osmani e vlerësoi lartë kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi në të gjithë sektorët. 

“Thellimi i bashkëpunimit me Greqinë është i mirëseardhur dhe në dobi të të dy popujve tanë. Kosova mbetet e përkushtuar që ta intensifikojë dinamikën aktuale me qëllim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë sa më shpejtë”, deklaroi Presidentja Osmani.

Presidentja falënderoi ambasadoren Aliferi për mbështetjen e Greqisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, liberalizimin e vizave, si dhe ritheksoi qëndrimin e institucioneve tona në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, i cili duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.