DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Strigarit Damiano Baffa

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Strigarit Damiano Baffa.

Sipas Presidentes Osmani, identiteti kulturor e gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe e kulturës shqiptare.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se  Kosova mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për ruajtjen e identitetit arbëresh si dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shtetin italian.

Me kryetarin Baffa u diskutua edhe mundësia e bashkëpunimit të Strigarit me komunat e Kosovës në funksion të promovimit të kulturës arbëreshe në Kosovë dhe i asaj të Kosovës në komunat arbëreshe, por edhe ruajtjes së trashëgimisë si dhe shkëmbimeve kulturore të dyanshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.