...

Presidentja Osmani kujtoi veprimtarin Shaban Manaj, në 24-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes

Në historinë e Kosovës, emri i  Shaban Manajt mbetet simbol i përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe angazhimit të palëkundur. Një veprimtar politik, avokat dhe bashkëpunëtor i presidentit historik dr. Ibrahim Rugovës, i cili mishëroi qëndresën, shpresën, drejtësinë dhe barazinë u rrëmbye dhe u vra.

Kontributi i Shaban Manajt për kauzën e lirisë dhe demokracisë do të kujtohet përgjithmonë dhe do të jetë frymëzim për brezat, ndërkaq vendosja e drejtësisë do të jetë angazhim i yni i vazhdueshëm!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.