DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani takoi ambasadorin francez Olivier Guérot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës franceze, Olivier Guérot.

Në takim është biseduar për rezultatet e samitit të katërt të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur javën e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilin ndër takimet e shumta me liderë të tjerë evropianë, Presidentja ka takuar edhe Presidentin francez Emmanuel Macron.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot diskutuan edhe për samitin e Frankofonisë në tetor, ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.