DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Gresa Caka- Nimani, të cilën e ka uruar për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim ndërinstitucional.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e kushtetutshmërisë si organ përfundimtar i interpretimit të Kushtetutës. 
 
Ndërkaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj.Caka-Nimani ka theksuar se synon që të punoj në adresimin e sfidave me të cilat përballet Gjykata. Sipas saj, bashkëpunimi me institucionin e Presidentit është i domosdoshëm në mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.