DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti dje në takim një delegacion të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim përfaqësuesit e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, me të cilët diskutoi për sfidat aktuale në sistemin shëndetësor dhe nevojën për fuqizimin e të drejtave të pacientëve në vendin tonë.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e ngritjes së vetëdijes publike për të drejtat e pacientëve, si dhe nevojën për përmirësimin e qasjes në shërbime cilësore, transparente dhe të barabarta shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Më tej, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për një sistem shëndetësor që vendos pacientin në qendër të vëmendjes dhe garanton trajtim dinjitoz për çdo qytetar, pa dallim.

Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, sipas Presidentes Osmani është një indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik dhe etik të shtetit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.