Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, me rastin e 4 Korrikut-Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh, që qëndroi pranë nesh në orët tona më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me ne edhe sot.
Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë!










































