...

Presidentja Osmani: Presidenca do të jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar pritje në përmbyllje të muajit të rinisë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Muajin gusht, muajin e rinisë, e përmbyllëm me pritje për të rinjtë tanë, që nga sportistët që po korrin fitore të mëdha, ekipet akademike që na përfaqësuan me dinjitet në garat ndërkombëtare, e deri te të rinjtë që me arritjet e tyre po dëshmojnë se Kosova ka një gjeneratë të aftë, të guximshme dhe me vizion.

Presidenca do të jetë gjithmonë në mbështetje të rinisë sonë, të ardhmes së vendit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.