...

Presidentja: 1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Presidentja Osmani ka shkruar:

1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit.

Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet kursejnë me angazhimin.

Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Qoftë një vit i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.