Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, kujtojmë plagën e hapur të Kosovës.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, kujtojmë plagën e hapur të Kosovës. 1584 qytetarë tanë ende mungojnë. Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje e cila prej më shumë se dy dekadash pret drejtësinë për më të dashurit.
Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë sa mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë.
Regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Është koha që partnerët ndërkombëtarë ta rrisin presionin mbi Serbinë, sepse vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve si dhe drejtësia mund t’u japin familjeve qetësinë që meritojnë.














