Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar humanistët Latif Berisha e Agim Hajrizi.
Deklarata e plotë e Presidentes:
Kur lufta jonë për çlirim mori hov dhe në të njëjtën ditë nisën bombardimet e NATO-s kundrejt caqeve të regjimit gjenocidal serb, Kosova humbi dy humanistë: shkrimtarin e intelektualin Latif Berisha dhe veprimtarin sindikal Agim Hajrizi së bashku më nënën dhe djalin.
Që të dytë ishin veprimtarë të devotshëm të përpjekjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe që të dytë u vranë në të njëjtën ditë nga regjimi gjenocidal serb.
Le të ruajmë kujtimin për ta krahas admirimit e respektit për punën dhe kontributin e tyre.
Ata do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë dhe do të jenë frymëzuese për brezat e ardhshëm!