presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Masakrës në Lagje të Re dhe në Rakoc të Kaçanikut

Në 23- vjetorin e Masakrës në Lagje të Re dhe Rakoc të Kaçanikut, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar rënien e 28 dëshmorëve të kombit të UÇK-së dhe 32 martirëve, më 9 prill të vitit 1999.

“Dëshmorët dhe martirët janë garanca e të tashmes sonë, por edhe orientimi se nga duhet të ecim. Në këtë përvjetor, kujtojmë me respekt ata që u bënë gardian të popullit, por edhe ata civilë, të cilët pësuan nga regjimi gjenocidal i Serbisë vetëm sepse ishin shqiptarë. Vetëm drejtësia do t`i jap kuptim lirisë sonë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët!”, ka theksuar Presidentja Osmani në përkujtimin për Masakrën në  Lagje të Re dhe në Rakoc. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.