presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ngushëllon familjen Metaj, për ndarjen nga jeta të profesorit universitar, Kadri Metaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Metaj, për ndarjen nga jeta të profesorit universitar, Kadri Metaj.

Ngushëllimi i Presidentes Osmani:

E nderuar familje Metaj,

Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e filozofit e profesorit universitar, Kadri Metaj.

Puna dhe kontributi i tij në sferën akademike, do të mbetet testament dhe kujtim i përhershëm për të.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Shoqatës së Filozofëve të Kosovës!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për profesor Kadri Metajn!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.