DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani u takua me Ministrin e Jashtëm të Sudanit Jugor, James Pitia Morgan

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. 

Në kuadër të këtij Forumi, Presidentja Osmani është takuar Ministrin e Jashtëm të Sudanit Jugor, James Pitia Morgan.

Presidentja Osmani ka thënë se gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Sudanit Jugor, James Pitia Morgan, diskutuam potencialin për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve tona.

“Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtete anembanë globit”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.