presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Mamive priti një delegacion të Shoqatës së Mamive të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Mamive ka pritur një delegacion të Shoqatës së Mamive të Kosovës, të kryesuar nga kryetarja Magbule Elezi.

Në këtë takim, Shoqata e Mamive e ka njoftuar Presidenten Osmani për problemet me të cilat përballet kjo fushë, duke përmendur në këtë kontekst mungesën e gjinekologeve e materniteteve në komunat e vogla, me të cilën gjë sipas tyre po rrezikohet shëndeti i grave, vajzave dhe fëmijëve. 

Ato kanë kërkuar përshpejtimin e miratimit të Ligjit të ri për shëndetësi dhe kanë përmendur sfidat e përballjes me pandeminë Covid-19.
 
Presidentja Osmani, ndërkaq ka theksuar se bashkërisht me institucionet e tjera do të përpiqen t`i adresojnë problemet në këtë sektor, posaçërisht në relacion me sfidat e materniteteve në lokalitete të vogla. Zonja Osmani ka thënë se nënat dhe fëmijët do të kenë trajtimin e duhur pikërisht në saje të punës së mamive, ndaj ka mbështetur kërkesat për përmirësimin e pozitës së gjithmbarshme të tyre. Më tej, Presidentja Osmani ka dhënë mbështetje edhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mamive, sikurse edhe rritjen e numrit të tyre në institucionet shëndetësore. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.