...

Presidentja Osmani në 27 vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastrioti dhe Kushtrimi: Ky krim makabër vazhdon të mbetet një plagë që nuk mbyllet dhe një dhimbje që nuk shuhet

Të rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë, 27 vjet më parë u ekzekutuan mizorisht avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij, Kastrioti dhe Kushtrimi.

Ky krim makabër vazhdon të mbetet një plagë që nuk mbyllet dhe një dhimbje që nuk shuhet.

Sot i kujtojmë me respekt dhe me zotimin se kujtesa për ta nuk do të zbehet kurrë, ashtu siç nuk do të pushojë kërkesa për drejtësi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për avokatin dhe bijtë e tij!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.