Një ditë pas fillimit të bombardimeve ajrore të NATO-s kundër makinerisë gjenocidale serbe, regjimi i Beogradit reagoi me egërsi ndaj civilëve në Kosovë.
Në Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit, forcat e regjimit gjenocidal serb masakruan 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë dhe 49 në Brestoc. Në mbrojtje të civilëve ranë edhe pesë luftëtarë të UÇK-së, duke u bërë pjesë e përjetshme e historisë sonë të qëndresës dhe sakrificës.
Përballë kësaj dhune çnjerëzore, qëndresa për liri vetëm sa u bë më e fortë.
Kujtesa për këto masakra është obligim për të mos harruar kurrë dhe për të kërkuar drejtësi pa u ndalur.
Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe ata që u flijuan për liri!
