...

Presidentja Osmani: 27 vjet më parë, në Tërnje të Suharekës, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga krimet më të rënda kundër civilëve të pafajshëm

27 vjet më parë, në Tërnje të Suharekës, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga krimet më të rënda kundër civilëve të pafajshëm. U vranë mizorisht 28 fëmijë, gra e burra, jetë të pafajshme që u ndërprenë në mënyrë brutale, vetëm pse ishin shqiptarë dhe jetonin në tokën e tyre.

Kujtimi për ta na obligon të mos harrojmë kurrë dhe të vazhdojmë angazhimin për drejtësi, që krime të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e Masakrës së Tërnjes!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.