presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani merr urim për ditën e pavarësisë nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.

“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer si dhe marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat e mëdha globale dhe rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Cassis .
 
Në fund të telegramit, presidenti Cassis, ju ka uruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një të ardhme paqësore dhe të begatshme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.