presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani merr urim për ditën e pavarësisë nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

“Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, politike, ekonomike, shkencore dhe shkëmbime kulturore. Pavarësisht pandemisë, vizita juaj, zonja Presidente, dhe disa vizita në nivel qeveritar e kanë thelluar më tej këtë bashkëpunim përgjatë vitit 2021”, thuhet në telegramin e presidentit Van der Bellen.
 
Presidenti austriak në telegram ka theksuar se mirëpret dhe mbështet miqësinë dhe partneritetin e rëndësishëm ndërmjet dy vendeve. 

Bashkëngjitur gjeni telegramin e urimit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.