Më 29 gusht 1990, mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova në qendër të Prishtinës brohorisnin “Liri… liri!” dhe “USA… USA!”, përballë regjimit shtypës të Millosheviqit. Delegacioni i senatorëve amerikanë, i prirë nga Bob Dole, pa me sytë e vet dhunën dhe e bëri të njohur të vërtetën tonë para botës.
35- vjet më pas, Kosova është e lirë dhe shtet i pavarur. Kjo është edhe falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, që atëherë e sot mbeten udhërrëfyesi ynë dhe aleate e përhershme.
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë SHBA-të!
