DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e masakrës së Studimes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Presidentja Osmani  ndër tjera  ka theksuar:

Fjalët nuk mund ta shprehin në mënyrë të duhur pikëllimin që ndjejmë për 116  jetët e humbura të banorëve të Studimes nga ky akt barbar i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.

Megjithëse plagët e luftës dhe të ditës së kobshme në Studime mund të mos shërohen kurrë plotësisht, shpirti i banorëve mbetet i pathyer.

Studimja tashmë është ringritur, teksa banorët krahas me shpresën për drejtësi, shikojnë kah e ardhmja.

Do t’i kujtojmë martirët përherë për të mos u harruar, sikurse do t’i kujtojmë të gjitha masakrat nëpër Kosovë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.