Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram ngushëllimi nga Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, pas aksidentit tragjik në Kroaci.
Në vijim gjeni të plotë telegramin e ngushëllimit të Presidentit Pahor:
PËRKTHIM KURTOAZIE
PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SLLOVENISË
Borut Pahor
Lubjanë, 27 korrik 2021
Shkëlqesia e juaj ,
Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi pas aksidentit tragjik të autobusit në Kroaci i cili morri jetë dhe la shumë të lënduar.
Ju lutem më lejoni t’ju shprehë juve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ngushëllime të sinqerta në emër të popullit Slloven dhe në emrin tim, dhe të përcjell bashkë ndjenjat tona familjeve dhe miqve të viktimave. Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Ju lutem pranoni Shkëlqesia Juaj konsideratat tona më të larta.
Borut Pahor
Isl
Shkëlqesisë së Saj,
Dr. Vjosa Osmani-Sadriu
Presidente e Republikës së Kosovës
PRISHTINË