presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani dekreton shpalljen e dy ligjeve të miratuara nga Kuvendi

Në përputhje me kompetencat kushtetuese, Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. Përmes Dekretit Nr. 113/2021, ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 22.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 02.08.2021.
 
Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, përfundimisht i vie fundi edhe procesit të homologimit të veturave të importuara në Republikën e Kosovës.
 
Presidentja Osmani ka dekretuar poashtu edhe shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 22.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 02.08.2021. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.