DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka përkujtuar atdhetarin Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes me dhunë nga forcat serbe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atdhetarin Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes me dhunë nga forcat serbe.

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

Prej 24 vjetësh, fati i atdhetarit e intelektualit Ukshin Hoti mbetet i pazbardhur, teksa emri i tij vazhdon të mbetet në listën e të zhdukurve me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

Më 16 maj të vitit 1999, pas lirimit nga  Burgu i Dubravës, në rrethana ende të pandriçuara ai është rrëmbyer me dhunë, teksa përpjekja për të zbardhur fatin e tij nuk është ndalur asnjëherë.

Besniku i idesë së Republikës është referencë e jona e vazhdueshme për angazhimin kombëtar. Ukshin Hoti është njeriu që mendimin politik dhe aktivitetin politik i bëri bashkë në dobi të mirë të përmbushjes së idesë për Kosovën shtet.

Sot e kujtojmë me respekt si simbol i Republikës, lirisë dhe demokracisë!

Këto parime na udhëheqin në rrugëtimin e fuqizimit të shtetit, ndërsa angazhimi ynë për zbardhjen e fatit të tij nuk do të ndalet asnjëherë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.