presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka marrë pjesë në Antalya Diplomacy Forum

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Turqi ka marrë pjesë në Antalya Diplomacy Forum, ku është diskutuar për qeverisjen globale dhe qasjet e reja për zgjidhje globale.

Presidentja Osmani ka thënë se nisur nga situata e krijuar me pandeminë COVID19, përveç emergjencës shëndetësore, ka shtuar pabarazitë, na ka dëshmuar se duhet të rishikojmë modelin aktual të globalizmit, ka rivënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e multilateralizmit, dhe se ka dërguar mesazh të qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor karshi mjedisit.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Në kuadër të sesionit të parë të Antalya Diplomacy Forum, së bashku me Mohamed Abdullahi Farmajo – President i Somalise, Uhuru Kenyatta – President i Kenyas, Abdullah Abdullah – Kryesues i Këshillit të Lartë të Afganistanit për Pajtim Kombëtar
 
Josep Borell – përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, dhe Mathias Cormann – Sekretar i Përgjithshëm në OECD, diskutuam për qeverisjen globale dhe qasjet e  reja për zgjidhje globale.
 
Nisur nga situata e krijuar me pandeminë, theksova qe COVID19, përveç emergjencës shëndetësore, ka shtuar pabarazitë, na ka dëshmuar se duhet të rishikojmë modelin aktual të globalizmit, ka rivënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e multilateralizmit, dhe se ka dërguar mesazh të qartë se sa jo i balancuar është aktiviteti njerëzor karshi mjedisit.
 
Duke falënderuar shtetet mike dhe nismat si COVAX për ndihmën e tyre në këto kohë sfiduese, theksova që në mënyrë të ngjashme duhet të kultivojmë tutje solidarizmin, por gjithnjë duke pasur për bazë kritere të drejta si dhe të sigurohemi që të ringritemi përmes politikave që promovojnë gjithpërfshirjen dhe barazinë gjinore. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.