Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka kujtuar veprimtarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi i cili u vra bashkë me nënën dhe djalin e tij, 23 vjet më parë.
Presidentja Osmani ka thënë se liria erdhi e kujtimi për ta do të jetë i përhershëm, sepse ishin dhe do të mbeten udhërrëfyes për brezat me atdhedashurinë dhe angazhimin për një Kosovë të lirë.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
23- vjet më parë, Mitrovica mbeti pa dy veprimtarë të shquar të saj, krijuesin e aktivistin politik Latif Berisha dhe sindikalistin Agim Hajrizi, i cili u vra bashkë me nënën dhe djalin e tij. Ata u vranë në shtëpitë e tyre nga regjimi gjenocidal serb, atëherë kur liria po vinte.
Liria erdhi e kujtimi për ta do të jetë i përhershëm, sepse ishin dhe do të mbeten udhërrëfyes për brezat me atdhedashurinë dhe angazhimin për një Kosovë të lirë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për ta!