Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka kujtuar 14 banorët e fshatit Kotlinë të Kaçanikut, të cilët u vranë 23 vjet më parë, dhe 11 dëshmorët e Brigadës së UÇK-së 162 “Agim Bajrami.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Fundi i marsit është fillimi i kujtimeve të trishta të rrugës sonë për liri e pavarësi. Sot kujtojmë 14 banorët e fshatit Kotlinë të Kaçanikut, të cilët 23 vjet më parë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë nga ana e forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.
Sot, gjithashtu kujtojmë e përkulemi para veprës heroike të 11 dëshmorëve të Brigadës së UÇK-së 162 “Agim Bajrami”, të cilët u bënë mburojë e popullsisë civile në ditën e kobshme.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për civilët dhe dëshmorët e rënë!