Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka bashkëbiseduar me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Së bashku me Kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fuqishëm me Mbretërinë e Bashkuar. Shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri afatgjate.