Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka bashkëbiseduar me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
I shpreha mirënjohjen time Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola për mbështetjen e saj të palëkundur për përafrimin e Kosovës me BE-në.
Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe përpjekjet tona të përbashkëta duke u mbështetur në vullnetin e Parlamentit Evropian për të avancuar rrugën e Kosovës drejt BE-së.