Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Kishinau të Republikës së Moldavisë ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me ç’rast ka takuar liderë të tjerë evropianë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon si dhe thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të sigurisë në Evropë.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, krahas liderëve të tjerë nga mbarë Evropa për ta thelluar bashkëpunimin për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në Evropë.