Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Vjenë, ua ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave disa prej miqve më të çmuar të Kosovës në Austri.
“Gjatë vizitës në Vjenë pata nderin t’u ndaj Medalje Presidenciale të Meritave disa prej miqve më të çmuar të Kosovës në Austri. Sot, shtetet tona janë më afër se kurrë falë mbështetjes si miqve sikurse këta!”, ka shkruar Presidentja Osmani.
