Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Mauthausen të Austrisë, aty ku njerëzimi njohu tmerrin, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, u mblodhëm për të kujtuar dhe për të premtuar sërish: Kurrë më!
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Mauthausen të Austrisë, aty ku njerëzimi njohu tmerrin, së bashku me udhëheqës të tjerë botëror, u mblodhëm për të kujtuar dhe për të premtuar sërish: Kurrë më!
Në 80-vjetorin e çlirimit nga forcat amerikane të këtij kampi përqëndrimi, ndjemë peshën e kujtesës dhe forcën e betimit që ta mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë, gjithmonë. Le të jemi zëri i atyre që nuk mund të flasin më dhe mburojë e vlerave për të cilat ata u flijuan.









































