presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani falënderon Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për mbështetjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka falënderuar Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e tyre për të liberalizuar vizat për Kosovën.

“Falënderim të madh për Gjermaninë, Francën dhe Poloninë për angazhimin e tyre të vendosur për liberalizim të vizave për popullin e Kosovës. Ky proces i vonuar është vendosur prapë në rrugën e duhur përmes punës së palodhshme dhe agjendës së qartë të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve tanë”, ka thënë Presidentja Osmani pas një deklarate të përbashkët që këto shtete të njohura si “Trekëndëshi i Vajmarit” kanë bërë thirrje për progres në procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.