presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Samiti për Demokraci: Kosova prezanton progresin e arritur në inicimin e grupit tematik për Reformat e Sundimit të Ligjit dhe Gjyqësorit

Gjatë takimit të grupit kryesor të Samitit për Demokraci në Washington DC, disa propozime nga Republika e Kosovës janë përfshirë në draft deklaratën për Samitin e dytë.

Ekipi i Kosovës i përbër nga Shefi i Stafit të presidentes, z. Blerim Vela, dhe Këshilltari Ligjor i presidentes, z. Yll Sadiku kanë prezantuar gjithashtu progresin e arritur me partnerët nga Republika Domenikane në inicimin e grupit tematik për Reformat e Sundimit të Ligjit dhe Gjyqësorit.

Më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova u ftua nga Presidenti Biden për të qenë pjesë e edicionit të parë të Samitit për Demokraci, platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato.

Tri zotimet e Republikës së Kosovës kanë për qëllim (1) fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, (2) luftimin e autoritarizmit, (3) avancimi i të drejtave të njeriut, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.