Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, kanë nderuar sot ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, në përvjetorin e ndarjes nga jeta.
“Populli i Kosovës do ta kujtojë atë përgjithmonë si një fener shprese gjatë kohërave tona më të errëta. Ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga lidershipi i saj shembullor”, ka shkruar Presidentja Osmani.