Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, përfshirë dakordimin e arritur për planin e zbatimit në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
