DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve: Fuqizimi, edukimi, shëndeti e mirëqenia juaj janë përkushtimi ynë i përditshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kanë vizituar shkollën “8 Marsi”, në Pejë si dhe ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta në Pejë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes: 

Sot, së bashku me kryetarin Gazmend Muhaxheri, kaluam 1 qershorin me fëmijët e shkollës “8 Marsi”, në Pejë si dhe tek ekspozita e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta në Pejë. 

Për buzëqeshjet më të dëlira, mendjet më të bukura, e dashuritë më të mëdha – për fëmijët e vendit tonë, urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. 

Gëzimi që përjetoni sot u shtoftë në çdo ditë të jetës suaj. Fuqizimi, edukimi, shëndeti e mirëqenia juaj janë përkushtimi ynë i përditshëm. Sepse, vetëm kur të gjithë ju të jeni mirë, do të jetë më mirë e gjithë shoqëria si dhe vendi ynë. 

Ju përqafoj me shumë dashuri!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.