Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i nderojmë gazetarët e guximshëm të cilët u kanë dhënë zë vuajtjeve tona gjatë luftës, dhe ata që sot vazhdojnë të ngriten për të vërtetën dhe lirinë.
Në vijim gjeni të plotë statusin e Presidentes Osmani:
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i nderojmë gazetarët e guximshëm të cilët u kanë dhënë zë vuajtjeve tona gjatë luftës, dhe ata që sot vazhdojnë të ngriten për të vërtetën dhe lirinë.
Progresi i Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit është një shembull i përkushtimit tonë ndaj demokracisë.